Të gjithë në përkrahje të Elvanës

Të gjithë në përkrahje të Elvanës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata muaj më parë ka marrë vëmendjen për shkak të një vrasje që është bërë në Shqipëri, e që ishte raportuar se ajo ishte e përfshirë në të. Ka pasur shumë reagime, të cilat edhe ishin të rënda në drejtim të këngëtares, megjithatë, Gjata ka zgjedhur që të jetë e heshtur.

Kurse, dje Elvana ka vendosur që të deklarohet lidhur me këtë ngjarje përmes një postimi në Instagram. Këngëtarja ka rrëfyer për këtë periudhë shumë të vështirë për të, këtë histori Elvana ka vendosur ta shplosë për hirë të miqve e të fansave të saj, edhe pse nuk është e lehtë për të, ajo ka bërë të ditur se po rikthehet në skenë.

Të gjitha këto Elvana i ka vendosur në një postim, të cilin e ka publikuar në Instagramin e saj.

 

View this post on Instagram

 

Nuk e kam aspak te lehte kete moment, por e kuptoj qe me duhet ti them dy fjale, pasi u detyrohem shume te gjithe atyre qe cdo dite me kane shkruar duke me pyetur per shendetin, e duke me ofruar mbeshtetjen e tyre… kolege, miq, te aferm, dhe sigurisht ata qe kurre nuk me kane braktisur e kurre nuk kane reshtur me dashurine e tyre ndaj meje dhe muzikes time, fansat e mi. Po… kam kaluar nje periudhe shume te veshtire… fizikisht dhe moralisht… e derrmuar dhe e vrare nga fjale, fjale,fjale… edhe me shume se sa une ne kete moment mund te shpreh me fjale… Kurre ne jeten time si kam dashur keq askujt…ajo qe kam dashur gjithmone eshte te shoh vec lumturi, kudo ku kemi qene bashke, ne cdo koncert e cdo video qe ju keni publikuar me kenget e mia. Nuk e kam aspak te lehte, por ju kam ju… e do vazhdoj te bej ate per te cilen me keni dhuruar kaq shume dashuri ne me shume se 10 vjet e pa te cilen nuk di a mund te jetoj… 🎶🎶🎶🎶🎶🎶

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

 Gëzimin e rikthimit të këngëtares fansat e saj e shprehën në komente. Por, përveç fansave rikthimin e Elvanës e mirëpriten edhe disa prej kolegëve të saj, me të cilët i bashkon puna, shkruan rtv21.tv

Në mesin e tyre janë emrat e njohur të estradës sonë si: Era istrefi, Gena, Jonida Maliqi, Dhurata Ahmetaj, Ermal Mamqi, Gjira, Çiljeta Xhilaga, Agnesa Vuthaj, Leonora Jakupi, Alberie Hadërgjonaj, Xhensila Myrtezaj, Afërdita Dreshaj, Besa Kokëdhima, Almeda Abazi, Vildane Zeneli, Valdrin Sahiti e disa të tjerë.

Disa prej tyre vetëm uruan atë, kurse të tjerët shkruan më gjatë për këngëtaren.

“Ti je një yll, jo një meteor. Do e kesh shkelqimin gjithmonë askush , dhe asgjë nuk të sfumon dot”, janë fjalët e xhensilës e cila i ka shkruar për Elvanën. “Kokën lartë Elvana, Jam e gëzuar për rikthimin tëndë”, ishte komenti i Gjirës.

 

E gjithë kjo histori jo e mirë për Elvanën kishte filluar më 4 tetor të vitit të kaluar, ku kishte ndodhur një konflikt në Ish Bllok në Tiranë, ku si pasojë e një konflikti ka mbetur  vrarë, Fabiol Gaxha, ndërsa ishin plagosur 36 vjeçari Ervis Martinaj dhe 28 vjeçari Eljon Hato.

Siç është raportuar në media, Elvana Gjata ishte e pranishme në vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe njihte personat që ishin përshirë në këtë vrasje. Për më tepër është thënë se këngëtarja ishte mollë sherri, mirëpo ajo nuk ka reaguar deri dje lidhur me këtë rast. 21Media