Arilena Ara do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Arilena Ara do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Sot u mbajt nata finale e “Festivalit të 58-të të Këngës” në RTSH. Fituese e këtij edicioni u shpall këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Arilena Ara, e cila do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën “Shaj”.

Ashtu siç u prit me shumë emocion nga publiku, edhe artistët e shumtë iu gëzuan faktit se ajo do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision. Madje shumë nga ta mendojnë se askush më denjësisht sesa ajo nuk do ta përfaqësonte shtetin shqiptar në festivalin evropian të këngës, transmeton rtv21.tv

Darko Dimitrov publikoi një fotografi të Arilenës, teksa po e mbante kupën.

 

View this post on Instagram

 

@arilenaaraa – Shaj ❤️❤️❤️ @eurovision 2020

A post shared by Darko Dimitrov (@darkodimitrov) on

Në vendin e dytë u rendit Elvana Gjata, ndërsa në vendin e tretë Sara Bajraktari./21Media