Psikologia sqaron disa nga shenjat që shfaqen tek fëmijët me autizëm

Psikologia sqaron disa nga shenjat që shfaqen tek fëmijët me autizëm

Në kuadër të programit të mëngjesit “Për Ditë të Mbarë” në RTV 21, u diskutua për autizmin, me ç’rast për të folur rreth kësaj teme e ftuar ishte Jeta Deva, psikologe klinike.

Duke folur për atë se çfarë e veçon nje fëmijë autist, psikologia Deva tha se tek fëmijët me autizëm mund të vërejnë shumë më herët disa detaje, por diagnoza nuk mund të jepet pasi që siç tha ajo, është një stigmë e madhe për të ardhmen.

Deva sqaroi disa nga shenjat që shfaqen tek fëmijët me autizëm në mesin e së cilave janë sidomos mungesa e të shprehurit dhe emocioneve, shkruan rtv21.tv

“Mungesa e të shprehurit të emocioneve, nuk e shprehin emocionin e vet me të tjerët, nëse luajnë nuk i tregojnë nënës, ‘shiko se çfarë po shoh’, nuk e kanë kontaktin me sy, nuk e zgjatë dorën duke ndërvepru me sy, e thërrasin në emër fillon mos me reagu, fëmijët me autizëm mund të fillojnë të thonë ndonjë fjalë por ndalen së foluri në moshën 1 vjeç e gjysëm, këto janë raste më tipike sesa fëmijët të cilët nuk flasin fare. Rreth moshës gjashtë muajshe kanë mungesë të gugulatjes”, tha mes tjerash psiokologia.

Ndryshe Autizmi është një çrregullim i zhvillimit i cili paraqitet tek fëmijët në moshat e herëshme. Çrregullimi karakterizohet me pengesa në të folur, komunikim të dobët, mungesë të interesimit për botën dhe paaftësi për aktivitete shoqërore. Autistët shpesh përshkruhen si persona që janë të mbyllur brenda botës së vet.

Më poshtë gjeni një pjesë të shkëputur nga intervista me mjekun në studio./21Media