Gjiko i këndon djalit

Gjiko i këndon djalit

Reperi i njohur, Gjiko dhe bashkëshortja e tij, moderatorja Elita Rudi, në shkurt të këtij viti janë bërë prindër për herë të parë.

Në rrjetet sociale ku numërojnë ndjekës të shumtë, çifti publikojnë fotografi dhe video të ndryshme nga momentet e bukura që kalojnë me djalin e tyre.

Në videon që ka publikuar sot,  reperi shfaqet duke i kënduar djalit.

Ai qan kur e dëgjon babain teksa këndon “O solo mio”, ndërsa kënaqet kur ai i këndon këngën e vet “Coco Jumbo”.

“Djali bObit vet, O Sole mio vs Coco jumbo”, ka shkruar Gjiko krahas videos.

 

View this post on Instagram

 

Djali bObit vet 🤣❤️ O Sole mio vs Coco jumbo 🔥

A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy) on

Kënga “Coco Jumbo” është publikuar më 28 qershor dhe deri tani numëron mbi nëntë milionë klikime në Youtube./21Media