"Kjo është LDK-ja jonë!"

“Kjo është LDK-ja jonë!”

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, njihet si njëra ndër përkrahëset më të mëdha të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Që nga fillimi ajo njoftoi se do ta përkrahë Vjosa Osmanin.

Pas nominimit të Vjoses per kryeministre, reagoi Adelina përmes një postimi, transmeton rtv21.tv

“Kjo është LDK-ja jonë! URIME!!! V for Victory, V for Vjosa”, ishte postimi i saj.

 

Adelina Ismaili edhe më parë nuk ka hezituar të shpreh simpatinë e saj Vjosa Osmanit.

Vjosa Osmani do të jetë kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 6 tetor./21Media