Shpend Ahmeti reagoi ndaj Sali Zybës

Shpend Ahmeti reagoi ndaj Sali Zybës

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti sonte reagoi ndaj shkrimit të zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zybës. Ky i fundit dje shkroi se Shpend Ahmeti pëveç që nuk do të jetë deputet, sipas tij nuk do të jetë as kryetar i komunës.

“Pas fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, pyetja më e shpeshtë që po më bëhet është: a më shumë ke vota ti a Shpend Ahmeti. I sigurtë jam që Shpendi përveç që nuk do të jetë deputet, nuk do të jetë as kryetar komune. E vendin ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku.”, shkroi dje Zyba në facebook.

Zyba më tutje për kryetarin e Prishtinës u shpreh që ka të drejtë të zgjedhë si Zharku. Ndërsa, sonte Ahmeti u shpreh që është krenar dhe se nuk ka ka qëllim azilin dhe se nuk ua ka frikën kërcënuesve.

“Jam qytetar krenar i Republikës së Kosovës dhe nuk e kam synim azilin në asnjë shtet tjetër. Nuk ja kam pas frikën kërcënuesve në asnjë rrethanë e aq më pak disave që i njoh mirë. Urime miq të mi! Kosova ka mjaft probleme për me i zgjidh.”, shkroi Ahmeti në facebook.

Ndryshe, në ditën e zgjedhjeve, lideri i PSD-së, njëherësh kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka uruar Vetëvendosjen dhe LDK-në./21Media