"Me Vjosën!"

“Me Vjosën!”

Vjosa Osmani do të jetë kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 6 tetor. Pas nominimit të saj, deputetët e kësaj partie i ofruan përkrahje maksimale. Në mesin e tyre edhe Avdullah Hoti, i cili në vitin 2017 ishte kandidat nga kjo parti për kryeministër.

Po ashtu, Hoti postoi edhe një shkrim tjetër, të cilin e shoqëroi me disa fotografi.

“Na priftë e mbara”, shkroi Hoti krahas fotografive, transmeton rtv21.tv

Kryetari Isa Mustafa në konferencën për media tregoi se Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani ishin të propozuar për kandidatë. Por dhe Haziri ka përkrahur kandidaturën e Osmanit./21Media