Abazi: Molliqaj më ka sulmuar – Molliqaj: Asgjë nuk ndodhi jashtë studios

Abazi: Molliqaj më ka sulmuar – Molliqaj: Asgjë nuk ndodhi jashtë studios

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka theksuar se është sulmuar nga Dardan Molliqaj dhe shoqëruesi i tij, pas emisionit të sontëm në T7. Kurse, Molliqaj ka shkruar se asgjë nuk ka ndodhur jashtë studios, përveç një debati me pak tensione.

Abazi ka theksuar për Kp se ai është sulmuar në korridor derisa ishte duke ecur me Rexhep Hotin.

“Jam ka duke ec me Rexhep Hotin ka ardhur mbara Dardani dhe së bashku me përcjellësin e tij kanë tentuar të mi kapin duart dhe të më rrëzojnë dhe më me sulmuar, kur e kam kuptuat çka po ndodh unë jam tërhjekur dhe kam hy në studio. Redaksia nuk e din çka po ndodh. Policia është e lajmëruar për këtë rast”, ka thënë për Kp Abazi.

Ndërsa, Dardan Molliqaj ka ka shkruar në Facebook se asgjë nuk ka ndodhur jashtë studios, përveç një debati me pak tensione.

“Asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione që ishte vazhdimësi e debatit publik.Unë nuk i kam problem debatet televizive dhe ndjehem shumë komod t’i mbroj bindjet e mia. Nuk fshihem asnjëherë. Secilin veprim timin politik jam në gjendje ta arsyetoj deri në fund. Nuk e kam problem asnjë akuzë e sulm për veprimet e mia politike. Ankesa e vajtimet nuk mund t’i fshehin humbjet në nivel argumentesh nëpër debate televizive”, ka shkruar Molliqaj.

Autori i emisionit, Leonard Kerquki ka njoftuar se ka pasur një përleshje mes dy kandidatëve për deputet jashtë studios, pas përfundimit të emisionit.