James filmohet duke qarë

James filmohet duke qarë

LeBron James dhe Los Angeles Lakers ishte duke u kthye për në LA kur morën lajmin për vdekjen e Kobe Bryant.

Lojtarët e Lakers ishin të shokuar nga lajmi i se legjenda e tyre ka ndërruar jetë. James ka shpërthyer në lot dhe nuk mund të besonte për atë çfarë kishte ndodhur.

Bryant 41 vjeç, ka vdekur dje pas një aksidenti me helikopter, teksa ishte duke shkuar për stërvitje basketbolli. Së bashku me Bryant ishte edhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna Mari.

Kujtojmë se James kishte parakaluar legjendën pak ditë më parë si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në NBA, duke marrë me nënshkrim atletet e tij dhe ishte mjaftë i gëzuar.

James ka treguar për ndikimin që ka pas Kobe në karrierën e tij, duke thënë se ishte si një inspirim për të.

Duke e parë një 17-vjeçar si futej në NBA, për mua ishte një inspirim i madh. Ai më ndihmoi edhe pse nuk e dinte se çfarë mund të bëja”, ka thënë James./21Media