"Ti i fitove zemrat e njerëzve..."

“Ti i fitove zemrat e njerëzve…”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, me këngën “Me tana” u rendit e dyta në “Festivalin e 58-të të Këngës” në RTSH.

Pas shpalljes së fituesit të festivalit, Migena motra e Elvanës ka reaguar me një shkrim në rrjetin social Instagram.

“Ti i fitove zemrat e njerëzve, siç ke bërë gjithmonë, të paktën për këto 15 vitet e fundit”, ka shkruar Migena krahas videos së performancës së Elvanës.

Këngëtarja e mirënjohur, Arilena Ara me këngën “Shaj”, do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision. Ajo rrëmbeu vendin e parë në “Festivalin e 58-të të Këngës” në RTSH./21Media