Reagimi i Mustafës pas dorëheqjes së Haradinajt

Reagimi i Mustafës pas dorëheqjes së Haradinajt

Pas vendimit të Ramush Haradinajt për dorëheqje nga posti i Kryeministrit, ka reaguar edhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Ai ka thënë se beson fuqishëm se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër dhe poashtu beson se pafajësia e Haradinajt do të provohet edhe kësaj radhe.

“Qytetarë të nderuar, LDK në vazhdimësi ka kërkuar që kjo qeveri të japë dorëheqje, por ndjejmë keqardhje që kjo ndodhë për shkak të ftesës nga Dhomat e Specializuara, të Kryeministrit të Kosovës. Besoj fuqishëm se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër dhe poashtu besoj se pafajësia e z. Haradinaj do të provohet edhe kësaj radhe”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Kjo dorëheqje e Haradinajt vije pasi ai është ftuar nga Gjykata Speciale për të dëshmuar në lidhje me UÇK-në.

Është hera e dytë që Ramush Haradinaj jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit si i dyshuar për krime lufte. Në vitin 2005 ai kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit pasi që i ishte ngritur aktakuzë për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagë/21Media