Reagimi i SBASHK-ut ndaj ngjarjes tmerruese në Drenas

Drejtësia të punojë me përkushtim për zbardhjen e rastit dhe të sjell vendim meritor”

Ngjarja e Drenasit ka tronditur Kosovën, madje duke nxitur edhe protesta. Veprimet e mësimdhënësit, policit dhe mjekut u dënuan rëndë nga të gjithë.

SBASHK-u me anë të një komunikate kanë dënuar rëndë rastin e Drenasit, duke kërkuar dënimin më të rëndë për kryesit e veprave.

“Ngjarja tmerruese e me elementet më të rënda të dyshuara kriminale  në Drenas, tronditi gjithë opinionin në Kosovë, por edhe më gjerë. SBASHK-u mbeti i shokuar dhe me ngulm kërkon nga drejtësia që të punojë me përkushtim për zbardhjen e rastit dhe të sjellë vendim meritor. Kushdo qoftë ai që drejtësia vërteton se ka kryer një akt aq të rënd kriminal duhet të ndëshkohet me dënimin më të rëndë, ndërsa kur kryerësi i një vepre të tillë kriminale  del të jetë edukator a mbrojtës  i rendit, për ta me të vërtetuar vepra duhet të shqiptohet dënimi i dyfish më i rënd”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

Në shkrimin e tyre SBASHK-u shtojnë se kushdo që do të shkel misionin e shenjtë të mësimdhënësit, nuk ka vend në mes të tyre, shkruan rtv21.tv.

“SBASHK-u u drejtohet punëtorëve të arsimit, që  të ruajnë unitetin dhe të  shtojnë vigjilencën dhe kushdo që tregon edhe elementet më të vogla të abuzuesit e dhunuesit ta merr dënimin e merituar. Kolegë të nderuar, shumica nga ne nxënësit tonë i shikojmë me syrin e prindit dhe i  ruajmë e i mbrojmë në të gjitha kohërat. E kemi ruajtur figurën e nderuar të mësuesit edhe në kohët e okupimit, dhe do ta ruajmë edhe sot e gjithmonë, sepse misioni ynë është i shenjtë. Kushdo që do të shkel në këtë mision, nuk ka vend mes nesh.”, përfundon komunikata e tyre./21Media

Back to top button