Valdrin Sahiti: Shembull ky shkrim për çdo çift që ka fëmijë

Valdrin Sahiti: Shembull ky shkrim për çdo çift që ka fëmijë

Çifti i mirënjohur i estradës, Nora Istrefi dhe Robert Berisha, i kanë dhanë fund lidhjes disa vjeçare, shkruan rtv21.tv

Këtë e ka bërë të ditur Robert Berisha dje përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ka shkruar se me Norën do mbesin shokë të mirë deri në vdekje.

Në fotografinë që ka publikuar Roberti kanë komentuar fytyra të njohura për publikun si kreatori Valdrin Sahiti, fotografi Fadil Berisha, këngëtarja Bleona Qereti si dhe opinionisti Olti Curri.

“Shembull ky shkrim për çdo çift që ka fëmijë, Renee krenare me prindërit e saj dhe civilizimin e tyre”, ka shkruar Valdrin Sahiti.

 

Ndryshe, në vitin 2014, Nora dhe Roberti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Në dasmën e tyre ishin mbledhur shumë këngëtarë dhe personazhe të njohura të showbizit, duke u kthyer në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Nora u shfaq me një fustan në formë sirene në fund me një bisht të gjatë, të dizajnuar nga Valdrin Sahiti. Nga martesa e tyre, çifti ka një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Renee./21Media