"Pranojeni jetën ME TANA"

Pranojeni jetën ME TANA”

Artistja e mirënjohur shqiptare, Elvana Gjata reagoi një ditë pas përfundimit të natës finale të “Festivalit të 58-të të Këngës”, në të cilin e fitoi vendin e dytë, shkruan rtv21.tv

Elvana sot përmes një shkrimi, të shoqëruar me tri imazhe të bukura u shpreh që nuk ka dëshirë të deklarohet në raste të tilla, por që kësaj radhe duhej ta bënte. Këngëtarja iu drejtua Arilenës, e cila mbrëmë fitoi vendin e parë se nuk është faji i saj, si dhe i uroi suksese.

Artistja më tutje shprehu falënderim për të gjithë fansat që e dëgjojnë dhe duan këngën “Me tana” dhe shkroi se do të punojë derisa të ketë frymë.

Ajo më tutje falënderoi edhe jurinë evropiane për vlerësimin maksimal dhe shtoi se atë s’mundet ta ndalë as dy pikëshi i jurisë shqiptare.

“Refuzoj te flas ne keto raste, por me duhet ta bej…
Arilena… nuk eshte faji yt dhe te uroj me gjithe zemer vetem sukses💜! Dua te falenderoj te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen por dhe fansat e rinj Europiane per dashurine,mbeshtetjen qe me keni dhene qe diten qe #metana doli!
I kam pare te gjitha sondazhet e ju kam pare te kendoni e kerceni kengen me syte e mij cdo dite, e ju pashe dhe ne salle me duart lart!
Ju kam degjuar kur therrisni emrin tim plot zjarr ne festivale ne Diaspore dhe ne Prishtine,e degjova dhe dje ne Tirane si kurre me pare ne jeten time!Zemra plot!
Kam punuar fort e do punoj deri sa te kem fryme!Puna sme ka hedhur poshte kurre, as balta e helmi,me apo pa porosi!
Flm jurise europiane per vleresimin maximal😍U gezova shume!
Dashni me fal as 2 pikeshi Mikaeles s’mundet me ma ndal!
Pranojeni jeten ME TANA
Gezojeni jeten ME TANA
Mezi pres projektet e reja”, shkroi Elvana krahas postimit të bërë pak minuta më parë.

Elvana Gjata mori pjesë në “Festivalin e 58-të të Këngës” në RTSH me këngën “Me tana”, e cila u mirëprit nga publiku dhe mori vendin e dytë. Ndërsa, vendin e parë e fitoi kënga “Shaj” e Arilena Arës, e cila do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision./21Media

 

View this post on Instagram

 

Refuzoj te flas ne keto raste, por me duhet ta bej… Arilena… nuk eshte faji yt dhe te uroj me gjithe zemer vetem sukses💜! Dua te falenderoj te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen por dhe fansat e rinj Europiane per dashurine,mbeshtetjen qe me keni dhene qe diten qe #metana doli! I kam pare te gjitha sondazhet e ju kam pare te kendoni e kerceni kengen me syte e mij cdo dite, e ju pashe dhe ne salle me duart lart! Ju kam degjuar kur therrisni emrin tim plot zjarr ne festivale ne Diaspore dhe ne Prishtine,e degjova dhe dje ne Tirane si kurre me pare ne jeten time!Zemra plot! Kam punuar fort e do punoj deri sa te kem fryme!Puna sme ka hedhur poshte kurre, as balta e helmi,me apo pa porosi! Flm jurise europiane per vleresimin maximal😍U gezova shume! Dashni me fal as 2 pikeshi Mikaeles s’mundet me ma ndal! Pranojeni jeten ME TANA Gezojeni jeten ME TANA Mezi pres projektet e reja😍🙏🏻

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on