Sali Berisha këtë raport e ka konsideruar si tronditës

Sali Berisha këtë raport e ka konsideruar si tronditës

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me raportin e cilësisë së ajrit i cili u publikua dje.

Berisha e ka konsideruar si tronditës këtë raport duke thënë se kjo dëshmon që në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë njerëzit thithin ajër me ndotje kërcënuese për jetën dhe shëndetin e tyre.

Berisha ka cituar raportin e cilësisë së ajrit në Evropë duke thënë se në Shqipëri në vitin 2016 kanë vdekur nga ndotja e ajrit 2 mijë e 120 persona duke e krahasuar atë me raportin e vitit 2013 ku vdiqën 760 persona.

Në rajon numrin më të lartë të vdekjeve e ka Serbia, ku prej ndotjes së ajrit në 2016 humbën jetën 10,730 persona, ndërsa numrin më të ulët të vdekjeve të shkaktuara nga ndotja e ka Mali i Zi, ku ndotja shkaktoi 660 vdekje sipas Raportit të Cilësisë së Ajrit në 2016./21Media