“Gjithçka po shkon kaq ngadalë"

“Gjithçka po shkon kaq ngadalë”

Rep-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, para disa dite ka fituar  çmimin “Best Swiss Act” në “MTV Europe Music Awards 2019”.
Kjo fitore e Loredanës nuk i ka pëlqyer çiftit zviceran që supozohet se këngëtarja u ka vjedhur para.

Gjithçka po shkon kaq ngadalë. Deri më tani nuk kemi marrë asnjë cent. Nëse do të më takonte mua, ajo kurrë nuk do të merrte një çmim të tillë. Por, unë nuk mund ta ndryshojë atë”, ka thënë bashkëshorti i Petras, shkruan gazeta e njohur zvicerane “Blick”.

Ai thotë se deri tani nuk ka pasur kërkim falje, kurse shton “Do të më pëlqente sikur të kishte fituar Stefanie Heinzmann (30 vjeçe). Ajo vjen nga rajoni ynë dhe nuk i ka borxh askujt para”.

Në artikullin e gazetës “Blick” shkruhet se reperes nuk po i ecën mirë në Zvicër pasi që shumica e njerëzve atje nuk e pëlqejnë pas skandalit që kinse ka vjedhur mijëra franga. Këtë gjë e ka pranuar edhe vetë reperja:

‘Jam e lumtur sepse jam artistja më e mirë zvicerane, dhe jam shumë e lumtur që jam një artiste zvicerane, edhe pse zviceranët nuk më pëlqejnë aq shumë’, ka thënë ndër të tjera Loredana pas marrjes së çmimit.

Kujtojmë se Loredana në një konferencë para medieve që e ka mbajtur në Prishtinë në muajin maj,  kishte mohuar pretendimet e çiftit zviceran, duke thënë se paratë nuk janë marrë me dhunë e mashtrime. Lënda e artistes vazhdon të shqyrtohet në gjykatë. /21Media