Komuna kërkon që  aktorët e këtyre grafiteve të dalin para drejtësisë

Komuna kërkon që  aktorët e këtyre grafiteve të dalin para drejtësisë

Persona të panjohur mbrëmë kanë shkruar në muret e objektit të Komunës së Podujevës grafite të ndrysheme. Grafite të tilla në pronën publike janë bërë edhe në trotuare dhe hapësira të tjera publike në qytet.

“Komuna këtë akt e sheh si dëmtim të pronës publike, duke vlerësuar se pavarësisht kush mund të jenë autorët dhe porositësit e këtyre grafiteve, gara politike nuk bëhet me shkarravitje të mureve dhe grafite të ulëta e fyese, por në forma e mënyra demokratike në vendet e dedikuara për debate e prezantim të platformave dhe programeve politike”, thuhet në reagimin e Komunës.

Komuna e Podujevës kërkon nga organet e rendit që të ndërmarrin masat e duhura dhe të zbulojnë aktorët e këtyre grafiteve dhe t’i nxjerr para drejtësisë.