Reagon Konjufca rreth “lajmit” për njohjen e Kosovës nga Xhamajka

Konjufca bëri të ditur se do të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Diasporës, Glauk Konjufca sot reagoi pas mohimit të lajmit se Xhamajka ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Sipas një komunikate të ministrisë, mbrëmë, Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, përmes postës elektronike e ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për njohjen nga Xhamajka.

“Në rrafshin profesional, informata zyrtare e një Ambasadori/eje, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme, konsiderohet si akt i mirëqenë dhe merret në konsideratë si e tillë. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën tonë në SHBA, për të sqaruar situatën e krijuar.”, bëhet e ditur në komunikatën e ministrisë.

Konjufca theksoi se si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas shqyrtimit të situatës, shumë shpejt do të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit./21Media

Back to top button