Lajmin për shkarkimin e tij Leci e mori në media

Lajmin për shkarkimin e tij Leci e mori në media

Në koordinim me kryetarin Kadri Veseli, ministri Kujtim Gashi dje ka shkarkuar Komisionin Përzgjedhës për Drejtorin e Muzeut të Kosovës, Ajet Leci i cili nuk ka garantuar proces transparent dhe tërë procesin e deritashëm të përzgjedhjes e ka anuluar.

Pas shkarkimit ka reaguar, Ajet Leci i cili ka thënë se informatat që kanë dalur për arsyen e anulimit të konkursit, janë shqetësuese, sepse kinse në emër të luftimit të nepotizmit, po vritet mundësia për të qenë i barabartë për një vend pune.

Ai ka thënë se i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe për këtë ka konkurruar për këtë post, madje sipas tij lajmin se ai është zgjedhur drejtor e ka kuptuar përmes mediave dhe po ashtu përmes mediave e ka kuptuar se është shkarkuar.

Unë Ajet Leci dhe familja ime, as sot dhe as në të kaluarën, nuk kemi të bëjmë as me korrupsion dhe as me nepotizëm, jemi munduar si pak familje në Kosovë ta ruajmë nderin dhe gjakun e familjërëve tanë dëshmorë, të cilët u flijuan për një Kosovë të lirë dhe për një Kosovë me të drejta të barabarta për të gjithë“, ka shkruar Leci në Facebook.

Me anë të këtij shkrimi ai ka treguar edhe historinë e familjes duke thënë se ata nuk jetojnë nga bizneset sepse nuk kanë biznese, dhe e asnjëherë nuk janë marr me nepotizëm, sepse nepotizmi ëshët kundër idealeve dhe punës sonë.

Deri më tani nuk kam folur kurrë për historinë e familjes sime. Stërgjyshi im, Lec Gradica i Parë, ishte pjesëmarrës në shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë në Vlorë, i cili u shpall Dëshmorë i Atdheut nga Republika e Shqipërisë, sepse pas pushtimit të Kosovës nga pushtuesi serb, së bashku më dy vëllezerit e tij ranë në luftime kundër forcave armike, si bashkëluftëtar të Hasan Prishtinës dhe Azem Bejtës. Milazimi, familjari ynë ra dëshmor si luftëtar i Mehmet Gradicës dhe Shaban Polluzhes, në luftime kundër forcave armike që u zhvilluan në Drenicë. Kurse në luftën e fundit, luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vëllau ynë, Doktor Lec Gradica, ra dëshmor për lirinë e atdheut.

Ne nuk jetojmë nga bizneset, sepse nuk kemi bërë biznese, nuk jemi marrë me korrupsion, sepse nuk jemi të korruptuar, nuk jemi marr me nepotizëm, sepse nepotizmi ëshët kundër idealeve dhe punës sonë“, ka shkruar Leci në Facebook.

Leci ka falënderuar këshillin Drejtues për vlerësimin real që i kanë bërë, dhe ka theksuar se ai asnjëherë nuk e ka fshehur aktivitetin e tij politik.

“Informatat që kanë dalur në media, për arsyejën e anulimit të konkursit, janë shqetësuese, sepse kinse në emër të luftimit të nepotizmit, po vritet mundësia për të qenë i barabartë për një vend pune.  Unë i kam plotësuar të gjitha kriteret dhe kam konkuruar. Kam të mbaruar Fakultetin e Historisë dhe kam mbaruar studimet posdiplomike në Histori po ashtu kam përvojën që është kërkuar në konkurs. Unë nuk e kam fshehur në asnjë moment aktivitetin tim politik, jam anëtar i kryesisë së PDK-së në Drenas dhe aktivist i kësaj partie që nga themelimi i saj. Por nuk pranoj në asnjë moment, që të fyhet emri im dhe i familjës sime me të paverteta, nga cilido person dhe çfarë do pozite që ka ai. Por më e rëndë është, kur kjo bëhet nga përsonat që i kam përkrahur unë dhe familja ime pa kushte dhe pa asnjë interes, duke mos përfituar kurrë asgjë“, ka theksuar Leci.

Dhe krejt në fund ai ka drejtuar një pyetje për qytetarët dhe pushtetarët se a ka të drejtë të konkurojë në një pozitë për t’u punësuar në mënyrë të ndershme.

Në konkursin për drejtor të muzeut Leci ishtë vlerësuar me më së shumti pikë ku konkurruan 10 kandidatë. /21Media