Kujt ia dedikon këto fjalë Mozzik?

Kujt ia dedikon këto fjalë Mozzik?

Mozzik kohëve të fundit po është shumë i përfolur nga mediat rozë për ndarjen nga Loredana.

Gjatë ditës së djeshme, një fotografi e postuar nga Loredana kishte marrë vëmendjen e fansave, shkruan rtv21.tv.

Ajo ka postuar një foto ku shihet një varëse me shkronjën M, një kryq në mes dhe pastaj shkronja H. Këto iniciale kanë të bëjnë me Mozzik dhe vajzën e tyre Hana. Fotoja është fshirë menjëherë pasi është postuar në rrjetin social Instagram.

Por, veprimi i radhës nga Mozzik ishte i menjëhershëm. “Më duaj ose më urrej, të dyja janë ndjenja”, ka shkruar reperi në një postim të tij në lloagrinë e tij në Instagram.

Mozzik ka shkruar edhe disa fjalë për nënën e tij, të cilën ia dedikon asaj të arriturat e tij.

Do kujtoj fytyrën e nanës kur e bëra të qante.. e si lotëve t’saj i shpalla luftë që t’ia kthej buzëqeshjen nga që e meriton”, ka shkruar Mozzik.

Se kujt i është dedikuar ky tekst, nuk dihet por është postuar pas veprimit të Loredanës. Kjo të lë të nënkuptosh se ishte një replikë për nënën e vajzës së tij.

Ndryshe, më 18 dhjetor të vitit të kaluar Loredana dhe Mozzik janë bërë prindër për herë të parë të vajzës Hanës. Ndërsa sa i përket skenës muzikore Mozzik dhe Loredana deri tani kanë sjellë tri projekte të përbashkëta, të cilat kanë arritur miliona klikime në Youtube. “Eiskalt”, “Bonnie & Clyde”, “Romeo & Juliet”, janë projektet e këngëtarëve, të cilat i kanë publikuar me videoklipe./21Media