"Asnjë debat të vetëm nuk e fituan"

“Asnjë debat të vetëm nuk e fituan”

Kandidati i PSD-së për deputet, Dardan Molliqaj, ka reaguar përsëri pas debatit të mbrëmshëm pas të cilit është përfshirë në një incident me Haki Abazin nga Vetëvendosje.

Molliqaj ka thënë se mosguximi i disave për të marrë pjesë në debate, sipas tij “i ka çuar ata në rrugën qorre të vajtimit dhe ankesave”.

“Mosguximi i disave për të marrë pjesë në debate; mungesa e argumenteve dhe fakteve; stërkeqja ideologjike dhe konceptuale; i ka çuar ata në rrugën qorre të vajtimit dhe ankesave. Më vjen keq që këto “prurjet” e reja – që janë mashtrues të vjetër – po pranojnë me kaq lehtësi të bëhen mish për top, në mbrojtje të figurave të vjetra që nuk po guxojnë të dalin në debate. AS NJË DEBAT TË VETËM nuk e fituan. Sepse nuk kanë argumente e nuk kanë as guxim”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Ndryshe, dje Haki Abazi kishte deklaruar se Molliqaj e ka sulmuar bashkë me një shoqërues të tij./21Media