Xhaka e zhgënjen ekipin e Arsenalit

Xhaka e zhgënjen ekipin e Arsenalit

Granit Xhaka është kritikuar shumë pas lojës me Tottenham në Emirates, pasi ai ka shkaktuar një penalti për kundertshtarët.

Mesfushori zviceran këmbëngul se disa nga kritikat janë të padrejta, transmeton rtv21.tv

Sigurisht që kritikët janë gjithmonë këtu. Derbi në veri të Londrës , unë mendoj se kemi pasur një lojë të mirë, ata gjithmonë flasin për gabimet. Kjo është pjesë e futbollit,” tha Xhaka.

Legjenda e Arsenalit, Ray Parlour e ka mbrojtur shqiptarin i cili luan për kombëtaren e Zvicrës, duke thënë se të gjithë bëjnë gabime.

Xhaka është i mirë me topin. Mund të pasojë me largësi 25 ose 30 metra. Në ndeshjen e fundit nuk ishte dita e tij. E di që nuk luajti mirë, por ai nuk duhet të lejojë që kjo ta shpërqendrojë. Kur je kapiten mund të bësh gabime dhe t’iu ofrosh kundërshtarëve mundësinë për të shënuar. Duhet të mësoj nga këto gabime dhe të jetë më i disiplinuar në fushë”, deklaroi ai.

Ndeshja ka përfunduar me barazim 2-2./21Media