Përfundoi pjesa e parë

Përfundoi pjesa e parë

Real Madrid dhe Barcelona ndeshen në derbin e madh spanjoll në kuadër të javës 26 të La Ligës. Është interesante që për herë të parë në historinë e të dy skuadrave hyjnë me numër të barabartë të fitoreve në kampionatin vendas.

Pjesa e parë e derbit të madh spanjoll mes Real Madridit e Barcelonës është mbyllur pa gola. Rastin më të mirë për shënim Barcelona e humbi në minutën 34, kur pas pasimit nga Griezmann, Arthur doli përballë Courtois, por portieri belg nuk lejoi të befasohej.

Real Madrid po luan pa Luka Joviq, Eden Hazard dhe Marco Asensi, për shkak të lëndimeve, si dhe Rodrigo, i cili u pezullua për shkak të kartonit të kuq.

Osman Dembele, Sergio Roberto dhe Luis Suarez nuk luajnë për Barcelonën, për shkak të lëndimeve. Barcelona aktualisht është në vendin e parë pas 25 ndeshjeve të luajtura me 55 pikë, ndërsa Real Madrid në vendin e dytë me 53.

Në ndeshjen e parë të sezonit nuk pati asnjë gol, të luajtur në raundin e 10-të, më 18 dhjetor 2019.

Ndryshe, El Clasico sonte luhet për herë të 277-të. Të dy skuadrat festuan nga 72 herë në kategorinë e La Ligës,