Real Madrid 100 milionë euro për këtë futbollist

Real Madrid jo pa shkas kanë nofkën “Mbretërit”, këtë e tregojnë paratë e mëdha që ata kanë

Madrilienët as nuk përtojnë të shpenzojnë paratë e mëdha që kanë, dhe futbollisti i fundit për të cilin ata janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë euro është francezi i Monacos Kylian Mbappe Lottin.

Super talenti është futbollisti më i kërkuar momentalisht, edhe pse 18 vjeçar përformancat e tij kanë mahnitur gjithë botën e futbollit, shkruan rtv21.tv.

Zinedine Zidane është fans i madh i bashkë vendasit të tij, dhe është i gatshëm që të shpenzojë para të majme për të rrëzuar konkurrencën dhe për të sjellë Mbappen në Santiago Bernabeu./21Media

Back to top button