Një tjetër fitore për madrilenët

Një tjetër fitore për madrilenët

Real Madrid e filloi në mënyrë më të mirë të mundshme vitin e ri, teksa fitoi derbin e vogël të qytetit ndaj Getafes 3-0.

Pjesa e parë e sfidës përfundoi me avantazhin e Realit 1-0 me autogolin e portierit të Getafes, Soria që gaboi rëndë dhe  devijoi topin e gjuajtur nga Raphael Varane. Dhe e gjithë kjo ndodhi pas një momenti shumë të mirë të Getafes që kërcënoi rrezikshëm portën e Reali që shpëtoi nga ndërhyrja fantastike e Thibaut Courtois.

Me fillimin e pjesë së dytë, Reali gjeti edhe golin e dytë. Edhe në këtë rast protagonist u bë Varane, që këtë radhë mori edhe autorësinë, pasi goli u konfirmua edhe nga sistemi VAR. Në minutat e fundit të sfidës, Reali shënoi sërish në portën e Sorias, këtë radhë me Luka Modric duke marrë në këtë mënyrë edhe 3 pikët e para për vitin 2020.