Ndeshja përfundoi me rezultat 2:2

Ndeshja përfundoi me rezultat 2:2

Real Madrid dhe Paris Saint-Germain sonte barazuan me rezultat 2-2, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me Karim Benzeman në minutën e 17’. Ishte përsëri Benzema që shënoi në minutën e 79’ për 2-0,

Francezët e ngushtuan epërsinë në minutën e 81’ me Kylian Mbappen.

Në minutën e 83’ sulmuesi spanjoll Sarabia e barazoi rezultatin në 2-2. Pas këtij barazimi Paris Saint-Germain, e siguron vendin e parë me 13 pikë.

Kurse, Real Madrid e siguron kualifikimin me 8 pikë në Grupin A./kallxo.com