​Real Madrid sërish në hall

​Real Madrid sërish në hall

Portieri Thibaut Courtois ka mbetur i lënduar në përfundim të seancës stërvitore të ditës së hënë.

Portieri belg është i fundit i një liste të gjatë futbollistësh të dëmtuar të “Los Blancos”. Portieri ka pësuar një tërheqje të gradës së dytë në kaviljen e së majtë dhe nuk do të marrë pjesë në trofeun miqësor “Audi Cup”, ku Real Madrid do sfidojë Bayern Munchen. Veç kësaj, nëse Courtis nuk arrin të rikuperojë shpejt, mund të humb edhe ndeshjen e parë të “La Ligës” përballë Celta Vigos.

Lëndimi i portierit është i fundit në listën e dëmtimeve të skuadrës së drejtuar nga Zinedine Zidane. Fillimisht u dëmtua Brahim, probleme në kofshë, më pas Assensio, theu kryqëzoren e gjurit, duke mbyllur sezonin pa e filluar atë. U dëmtua më pas Mendy e Joviç, të dy me nga një muaj ndalesë.