Real Madrid ka shënuar një gol ndaj Atleticos

Real Madrid ka shënuar një gol ndaj Atleticos

Ka përfunduar super-ndeshja në mes të Realit dhe Atletico Madridit. Real Madridi ka shënuar një fitore tejet të vlefshme në derbin madrilen ndaj skuadrës së Atletico Madridit.

Ishte sulmuesi francez, Karim Benzema, ai i cili ka arritur t’i jap tri pikë tejet të vlefshme skuadrës së Zinedine Zidanes.

Benzema ka arritur të shënojë në minutën e 56-të, pas asistimit të mbrojtësit tjetër francez, Mendy. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi në La Liga për djelmoshat e teknikut francez.

Me këtë fitore, madrilenët ruajnë pozitën e parë, tashmë me gjashtë pikë më shumë se Barcelona, e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Atletico Madrid mbetet në pozitën e pestë.