E mposhti Fenerbahçen

E mposhti Fenerbahçen

Real Madridi e ka mposhtur sonte Fenerbahçen, me rezultat 5-3. Ndeshja u zhvillua për vendin e tretë të Audio Cup, i cili është zhvilluar në Munih.

Klubi i Vedat Muriqit u tregua i rrezikshëm, duke kaluar i pari në epërsi, por që Madridi u tregua më i fortë në duele, duke arritur fitore. Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili asistoi për një gol, pati paraqitje të mirë.

Real Madridi ka vuajtur në miqësoret e zhvilluara, duke mos arritur të gjejë formën e duhur. Audio Cup është turne miqësor që zhvillohet në Allianz Arena.