Leipzig nuk dëshiron ta shesë Wernerin në këtë afat

Leipzig nuk dëshiron ta shesë Wernerin në këtë afat

Real Madridi duket se po kërkon një sulmues për sezonin e ri dhe ai mund të jetë Timo Werner.

Sulmuesi gjerman po kërkon që të rrisë nivelin e karrierës së tij, duke u larguar kështu nga Rasenball Sport Leipzig.

RB Leipzig e blindoi lojtarin në verën e vitit 2019, por që kanë bërë të ditur se nëse pranojnë një ofertë të duhur – janë të gatshëm ta shesin.

Zinedine Zidane thuhet se nuk është i kënaqur me Luka Jovicin dhe po mendon ta largojë atë qysh në afatin kalimtar të janari.

Leipzig nuk dëshiron ta shesë Wernerin në këtë afat të janarit, andaj një gjë e tillë mund të ndodhë në verën e këtij viti.

Të interesuara për gjermanin janë edhe Chelsea e Manchester United, mirëpo Los Blancos po i prijnë garës.

Kujtojmë se Werner në katër sezonet që ka luajtur në Bundesligë, ka zhvilluar 138 paraqitje dhe ka shënuar 84 gola për skuadrën gjermane.