Katër gola për Real Madridin

Katër gola për Real Madridin

Futbollistët e Real Madridit shënuan fitore të thellë sot në udhëtim kundër Osasunës me rezultat 4:1 dhe tani kanë 6 pikë dhe një ndeshje më shumë se rivali Barcelona.

Osasuna erdhi në epërsi me golin e Unai Garcia në minutën e 14-të dhe Real shënoi dy gola në fund të pjesës së parë.

Isco barazoi shifrat në minutën e 33-të, ndërsa pesë minuta më vonë golashënues ishte Sergio Ramos.

Golin e tretë për Realin e shënoi Lukas në minutën e 84-të dhe rezultatin përfundimtar e vendosi Joviq në minutën e dytë të kohës shtesë.

Barcelona do të luajë kundër Betisit më vonë gjatë ditës, ku do të kërkojë fitore për të mbetur në garë me Real Madridin për titullin e kampionit.