Sociedad është treguar më i mirë se Madridi

Sociedad është treguar më i mirë se Madridi

Real Madridi është mposhtur sonte nga Real Sociedad, në ndeshjen kualifikuese në Kupën e Mbretit. Në një ndeshje shumë dramatike, ku u shënuan shumë gola, Real Sociedad ka arritur të shkojë në gjysmë finale të Kupës së Mbretit, duke e mposhtur Real Madridin në “Santiago Bernabeu” me rezultat 4:3.

Në pjesën më të madhe Sociedad është treguar më i mirë se Madridi në pjesën më të madhe të ndeshjes, ndërsa Madridi u tregua më i rrezikshëm vetëm në fund të ndeshjes, kur edhe arriti të shënonte, duke shtuar shpresat për të nxjerrë barazim, pët të siguruar kohën shtesë.

Ky është eliminimi i dytë për dy vite radhazi i Real Madridit, i cili në këtë fazë kualifikuese, një vit më parë është mposhtur nga Barcelona.