Barcelona janë duke kërkuar një zëvendësim për Neymar-in, i cili u largua në drejtim të PSG-së

Barcelona janë duke kërkuar një zëvendësim për Neymar-in, i cili u largua në drejtim të PSG-së

Ousmane Dembele është një nga alternativat kryesore të Barcelonës, dhe po kërkohet me ngulm tash e ca kohë, ku një marrëveshje duket shumë e mundur.

Mirëpo tani Real Madrid janë futur në garën për ta transferuar talentin francez të Borussia Dortmund-it, shkruan rtv21.tv.

Dembele ka refuzuar që të stërvitet me Dortmund-in, pasi dëshiron që ti bashkohet Barcelonës si zëvendësim për brazilianin Neymar, por edhe Madrid-i tani po shpresojnë pë një marrëveshje me të.

Reali tentojnë të shfrytëzojnë marrëdhëniet e mira që kanë me klubin gjerman, dhe gjithashtu në marrëveshje janë në gjendje që ta përfshijnë një futbollist të tyrin./21Media