Reali po kërkon 80 milionë euro

Reali po kërkon 80 milionë euro

Real Madrid njoftoi ekipin nga Anglia, Manchester City, se mund ta transferojnë mesfushorin e tyre, Isco.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola, është fans i madh i spanjollit dhe po e sheh lojtarin si zëvendësim i David Silvas, i cili do të largohet në fund të sezonit. Reali i tregoi Cityt se janë të gatshëm për të bërë marrëveshje për spanjollin.

Reali po kërkon 80 milionë euro për lojtarin, sepse ata këtë verë shpenzuan 300 milionë euro.

Isco u transferua në “Santiago Bernabeu” para gjashtë viteve nga klubi spanjoll, Malaga.