Ndeshja përfundoi pa gola

Ndeshja përfundoi pa gola

Futbollistët e Real Madridit kanë dështuar të arrijnë fitore si vendës kundër Athletic Bilbao.

Ndeshja e javës së parafundit të sezonit vjeshtor ndërmjet këtyre dy skuadrave të La Ligës së Spanjës në futboll përfundoi sonte pa gola 0:0.

Madrilenët krijuan raste të mira shënimi, por nuk arritën të konkretizojnë asnjërin prej tyre.

Pas këtij barazimi, Real Madrid mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 37 pikë, dy më pak se lideri Barcelona.

Athletic Bilbao renditet në pozitën e shtatë me gjithsej 28 pikë të grumbulluara nga 18 xhiro të zhvilluara.

Në ndeshjen e javës 19, Real Madrid luan si mysafir i Getafes, derisa Barcelona takohet me ekipin e fundit në tabelë Espanyol.