Courtois nuk merr pjesë në stërvitje

Courtois nuk merr pjesë në stërvitje

Real Madridi ka konfirmuar se Marcelo ka pësuar një lëndim dhe do ta humbasë lojën kundër Granadas, që do të luhet këtë fundjavë.

Mungesa e brazilianit ka bërë që Zidane të mbetet pa mbrojtës të krahut, pasi Mendy dhe Nacho janë po ashtu të lënduar.

Në seancës stërvitore nuk ka qenë i pranishëm as portieri, Thibaut Courtois, i cili vuan nga një lëndim në stomak.

Granada e ka filluar mjaft mirë këtë sezon, ata gjenden në vendin e dytë në tabelën e La Ligës, vetëm një pikë më pak se Real Madridi.

Ndeshja ndaj Granadas do të zhvillohet nesër në ora 16:00 në “Santiago Bernabeu”./21Media