Ishte në disavantash në pjesën e parë, mirëpo Real Madrid ka rikthyer ndeshjen në favorin e tyre

Ishte në disavantash në pjesën e parë, mirëpo Real Madrid ka rikthyer ndeshjen në favorin e tyre

Paris Saint Germain kaloi në epërsi në minutën e 33të. Ishte mesfushori Adrien Rabiot i cili në minutën e 33të tundi rrjetën e Keylor Navas për të zhbllokuar rezultatin

Pak para përfundimit të pjesës së parë, ylli i Realit Cristiano Ronaldo shënoi gol nga pika e njëmbëdhjetë metërshit për të barazuar rezultatin.

Ylli portugez ishte në qendër të vëmendjes edhe një herë në minutën e 83të, duke shënuar golin e dytë për rezultatin 2 me 1.

Vetëm 3 minuta më pas, në minutën e 86të Marcelo shënoi golin e tretë për Realin, kështu duke fituar ndeshjen me rezultat përfundimtar 3 me 1.

Liverpool në anën tjetër dominoi tërësisht kundër Portos qysh nga minuta e parë, shkruan rtv21.tv.

Skuadra angleze ka filluar mjaft mireë ndeshjen, duke shënuar gol në minutën e 25 me anë të Sadio Mane, pas asistimit të Giorgino Wijnaldum.

Vetëm 5 minuta të tjera iu deshën skuadrës angleze për të dyfishuar rezultatin në 2 me 0, e anë të anësorit i cili ka qenë në superformë gjithë sezonin, Mohamed Salah.

Goli i tretë erdhi në minutën e 53të, kur Sadio Mane shfrytëzoi topin e Roberto Firmino-s për të shënuar golin e tij të dytë në ndeshje. Në minutën e 70të shënohet edhe një gol. Kësaj radhe është asistuesi i golit të tretë Roberto Firmino që shënon golin e katërt me asistimin e James Milner.

Goli i fundit për të kuqtë nga Liverpooli erdhi në minutën e 85të. Sadio Mane kompletoi hat-trickun e tij duke vendsur rezultatin përfundimtar në 5 me 0./21Media