Mariano dhe Brahim priten të largohen

Mariano dhe Brahim priten të largohen

Real Madridi nuk është duke konsideruar mundësinë për të transferuar lojtarë gjatë afatit dimëror. “Los Blancos” kanë 25 lojtarë dhe Rodrygon, i cili po luan në Real Madrid Castilla.

Lojtarët, të cilët priten të largohen janë Mariano dhe Brahim, ndërsa Isco është afër për të pranuar një transferim në Premier Ligë.

Gjatë afatit veror, gjiganti spanjoll shpenzoi 300 milionë euro, duke blerë lojtarë që nuk po luajnë në formacionin e parë si Jovic, Mendy dhe Rodrygo.

Sipas disa raportimeve, presidenti Florentino Perez nuk po dëshiron të shpenzojë para në afatin dimëror për mesfushorët si Eriksen, Fernandes apo Van de Beek dhe në verën e ardhshme të mundohet ta transferojë Pogban dhe Mbappen, të cilët janë shumë të kërkuar nga Zidane.

Nga ana tjetër, Isco është i lidhur me një kalim te City ose Arsenali.