Përfundoi ndeshja

Përfundoi ndeshja

Ka përfunduar super derbi spanjoll mes Real Madridit dhe Barcelonës në “Santiago Bernabeu”. Reali mposhti Barcelonën me rezultat 2:0.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Vinicius Junior në minutën e 71-të. Fitoren për vendësit e konfirmoi Mariano në minutën e dytë të kohës shtesë.

Pas kësaj humbjeje, Barcelona zbret në vendin e dytë në tabelë me 55 pikë. Real Madrid tash ka 56 pikë në vendin e parë, pas 26 ndeshjesh.

Ky ishte derbi numër 277 në historinë e dy skuadrave më të mira të Spanjës në futboll.