Real Madridi mposhti Barcelonën me rezultat 1:3

Real Madridi mposhti Barcelonën me rezultat 1:3

Ndeshja e njohur si “El Clasico” mes dy rivalëve, Barcelonës dhe Real Madridit përfundoi me fitorën e Realit.

Pas autogolit që e shënoi Pique, në minutën e 77-të Barcelona e barazoi rezultatin me një penallti, mirëpo pas pak minutash Cristiano Ronaldo bëri që Reali prapë të kaloi në epërsi kështu duke e bërë rezultatin 1:2.

Mirëpo, Ronaldo menjëherë pas u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë për shkak të një simulimi të pretenduar nga ana e gjyqtarit. Mbretërit nuk u ndalën me kaq. Marco Asensio realizoi edhe golin e tretë për skuadrën mysafire në minutën e 90-të, kështu duke e ngritur epërsin me rezultat 1:3.

Dy gjigantët botëror u ballafaquan në “Camp Nou” në sfidën e parë të Superkupës spanjolle./21Media