Donnarumma refuzoi të rinovoj kontratën me AC Milan

Donnarumma refuzoi të rinovoj kontratën me AC Milan

Real Madrid është duke shfaqur interesim për portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma.

Italiani refuzoi të rinovoj kontratën me AC Milan. Kontrata aktuale e tij skadon në vitin 2021.

Nga ana tjetër “Los Blancos”, janë duke shikuar për ndonjë portier pasi Thibaut Courtois është në formë të dobët. Sipas disa spekulimeve Reali do të mundohet ta transferojë gjatë afatit të janarit. Donnarumma këtë sezon ka luajtur të gjitha ndeshjet me “Rosonerët”.

Manchester United, Arsenali dhe Paris Saint-Germain kanë qenë të interesuar për shërbimin e portierit.