A do të luajnë Hazard dhe Marcelo ndaj Barcelonës?

A do të luajnë Hazard dhe Marcelo ndaj Barcelonës?

Për shkak të trazirave në Kataluni, ndeshja e El Clasicos, e paraparë të zhvillohet muajin e kaluar u shty për 18 dhjetor.

Por, kjo shtyrje do të ketë pasoja te Real Madridi pas dy javësh.

“Mbretërit” në këtë ndeshje mund të paraqiten pa dy futbollistë shumë të rëndësishëm, Eden Hazard dhe Marcelo.

Belgu pritet të mungojë pas një lëndimi, por edhe braziliani ka pësuar një lëndim muskulor.

Ai do të mungojë në dy ndeshjet e radhës (kundër Espanyol dhe Valencia) dhe është në dyshim për ndeshjen kundër Barcelonës.

“Pas testeve të bëra te lojtari ynë Marcelo nga Shërbimet Mjekësore të Real Madrid, ai është diagnostikuar me një dëmtim të muskujve në soleusin e majtë. Në pritje të përmirësimeve”, bëhet e ditur në komunikatën e klubit.