Në Microsoft kanë hulumtuar si do të duket ora e vitit 2030

Në Microsoft kanë hulumtuar si do të duket ora e vitit 2030

Disa vite më parë, printimi 3D e tansformoi produksionin. Tani të rinjtë mund të mësojnë ta bëjnë këtë vetë në klasë.

Anthony Salcito, nënkryetar i programit për edukim gjithëbotëror të Microsoft, thotë se studentët e sotëm nuk dallojnë botën digjitale nga ajo fizike.

“Nga biologjia deri te matematika, sjellin realitetin virtual dhe atë të shtuar në klasët e vërteta që mund t’i frymëzoni studentët që të krijojnë. Një gjë e mirë te kjo përzierje të fizikes me digjitalen, është mënyra si nxënësit e shohin veten. Ata gjithnjë e më shumë nuk e njohin dallimin midis botës digjitale dhe asaj fizike. Këtë gjeneratë e quajmë “figjitalë” dhe ata i përziejnë bashkë dhe kjo ndihmon jo vetëm që të shihet bota ndryshe, por e përdorin teknologjinë për të krijuar, për të ndërtuar dhe për të zgjidhur problemet, për të zgjidhur disa nga sfidat me të cilat po ballafaqohemi si planetë” thotë ai.

Në Microsoft kanë hulumtuar si do të duket ora e vitit 2030 dhe ka parashikuar se çfarë aftësish duhet të kenë punonjësit.

Kjo nuk është ndonjë e ardhme e largët: do të ndikojë në jetët e fëmijëve në kopshte dhe shkolla fillore.

Kjo klasë në shkollën e krishterë Renton Prep në shtetin e Uashingtonit në Amerikë po përdorin softuerin e ri për kimi të Minecraft që e ka dhënë Microsoft.

Qëllimi është që t’u tregohet mësimdhënësve se të mësuarit kështu mund të jetë më ndriçues.

Fëmijët luajnë me Lego qe 60 vite dhe në Lego kanë zhvilluar programe edukimi për shkolla për gjysmën e kësaj kohe.

Tani mund të ndërtoni qarqe elektrike dhe të përdorni teknologji tjera në produktet e tyre, tramsmeton rtv21.tv

Menaxheri i përgjithshëm i Legos, Tom Hall, viziton shkollat e botës dhe merr pjesë nëpër orë. Ai mendon se fëmijët nuk do të mësojnë të veçuar pa marrë parsysh zhvillimin teknologjik.

“Ne të gjithë do të bëhemi virtual dhe do të mësojmë nga shtëpia. Në disa vende të caktuara dhe jetesa të caktuara, kjo do të ndodhë gjithashtu, por që të mësohet mirë, duhet bashkëpunimi, ose duhet të keni internetin më të mirë në botë, ose të uleni rreth tryezës që të flisni për problemin bashkë” thotë ai.

Nga Microsoft thonë: “Ajo që fëmijët duhet të mësojnë në shkollë, për jetën dhe punën janë rreth dy temave rreth aftësive sociale dhe emocionale. 30 deri 40% të punëve në të ardhmen kërkojnë aftësi sociale dhe emocionale dhe kjo do të jetë kyçe që këta fëmijë të përgatiten për të ardhmen, që është goxha e pasigurt dhe që ndryshon shumë shpejt se çdo gjë që kemi parë më herët.”

Halima Begum nga LEGO mendon:
“Ndërpritet nga teknologjia, format e ndryshme të të mësuarit, kompjuterët, por nëse doni që fëmijët të mbijetojnë, atyre duhet mësuar aftësitë çfarëdo që sjell ajo e ardhme. Rendi i ditës duhet të ndryshojë më shumë sesa të bëhet presion tek fëmijët për të mësuar ndonjë aftësi që mund të mos jetë aq e rëndësishme në të ardhmen. Pra, të gjithë duhet të motivohen për të krijuar klasë ndryshe, ngase fëmijët duhet të kenë një vend në të ardhmen ku aftësitë e tyre janë shumë të rëndësishme”.

Begum thotë se fëmijët duhet të rriten duke u kënaqur me të mësuarit, në vend se të mundohen me provime që të përgatiten për karrierën e tyre që mund të bëhet e vëshirë./21Media