Realizohet plani operativ “Kontrollimi i lokaleve 2019” në Pejë
30 Maj 2019
Në mungesë të dokumentacionit janë mbyllur dy lokale
Në mungesë të dokumentacionit janë mbyllur dy lokale
Stacioni Policor në Klinë dhe Istog, të përkrahur nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore në Pejë, kanë bërë implementimin e urdhëresës për kontrollimin e lokaleve të parapara me plan në katër lokacione të ndryshme.
Në këtë plan të zhvilluar dje, në zonën e Klinës dhe Istogut, kanë qenë të përfshirë oficerë policorë nga Stacioni Policor në Klinë, Stacioni Policor në Istog, NJRSH-DRP Pejë, njësia Trafikut Rajonal, Inspektorati Komunal.
Gjatë operacionit policor nga Inspektorati komunal në 5 lokale në mungesë të dokumentacionit janë mbyllur dy lokale në komunën e Klinës dhe një në komunën e Istogut.
“Në këto lokale janë hasur punëtore – valltare duke punuar pa leje të punës, me të cilat lidhur me punën dhe qëndrimin e tyre në Republikën e Kosovës është duke u marrë DHTQNJ-Pejë dhe Njësia për Migracion”, bëhet e ditur në komunikatën për media.
Gjatë këtij operacioni në një veturë në oborrin e njërit nga lokalet në komunën e Klinës është gjetur dhe është konfiskuar një revole me shtatë fishekë.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti mbajtje në pronësi, kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armës, dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.