Një recetë shumë e lehtë për ta përgatitur

Një recetë shumë e lehtë për ta përgatitur

Supat ofrojnë në një zgjedhje të vetme vlera ushqyese të mrekullueshme si vitamina, minerale, oligo-elemente, fibra, antioksidantë dhe sasi të ulët në kalori.

Në këto ditë vjeshte një supë me pulë do i bënte mirë organizmit të çdonjërit nga nesh, shkruan rtv21.tv

Përbërësit që ju nevojiten janë:

2-3 lugë vaj ulliri
70 g gjalpë
80 g miell
1 thelb hudhër
½ qepë e grirë imët
1 karotë e vogël e prerë në kubikë
1/2 spec i kuq i prerë imët
1 degë e vogël selino e grirë imët
200 g bizele kokërr të ngrira
1 copë mish pule e zier, e prerë në copa të vogla
500 ml lëng pule
750 ml qumësht
lëng limoni i freskët kripë, pak hudhër pluhur, piper i zi, pak trumzë.

Përgatitja e recetës të huazuar nga Linda Fishta:

Në një tenxhere me pak vaj ulliri skuqim hudhrën, por jo të marrë ngjyrë, shtojmë karotat, selinon dhe specin dhe i përziejmë me lugë druri. Shtojmë gjalpin dhe kur ky të tretet shtojmë edhe miellin, të cilin e
skuqim duke e përzier për 1 minutë.
Më pas shtojmë lëngun e pulës dhe kur të jetë përzier me miellin shtojmë qumështin. Shtojmë kripë, erëzat, bizelet dhe mishin e pulës në kubikë. E lëmë tenxheren në zjarr derisa të shohim që lëngu është trashur dhe bizelet e karotat janë zbutur. E rregullojmë për kripë e piper, pak lëng limoni dhe e shërbejmë me feta buke të thekura më parë në furrë ose të skuqura në tigan me pak vaj ulliri./21Media