Reçica merr mbështetje nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Kosova mbështet nëpërmjet trajnimeve

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica javën e kaluar ishte në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zhvilloi disa takime të rëndësishme.

Reçica u prit në takim në Departamentin Amerikan të Shtetit. I shoqëruar nga ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, Reçica u takua me Paul Pfeuffer nga Zyra për Çështje të Evropës Qëndrore dhe Jugore.

Sipas një komunikate të MPMS-së, në takim u diskutua për sfidat me të cilat ballafaqohet Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, sidomos rreth papunësisë dhe shërbimeve familjare dhe sociale.

“Në takim u diskutuan dhe u vlerësuan veprimet rreth reformave të ndërmarra nga MPMS, përmbylljes së infrastrukturës ligjore dhe fillimit të zbatimit të tyre, si dhe përmbushjes së obligimeve të MSA-së. Gjithashtu mes bashkëbiseduesve u fol edhe për zhvillimet politike në Kosovë. Gjatë qëndrimit në SHBA, ministri Reçica zhvilloi edhe një takim me Kevin Willcutts nga Departamenti Shtetëror i Punës. Temë diskutimi ishte puna e rëndë te fëmijët, posaçërisht format e këqija të punëve të fëmijëve, meqë rast ministri tregoi rreth sfidave më të cilat Kosova përballet në këto fusha”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Sipas komunikatës, nga Departamenti Shtetëror i Punës u zotuan për të mbështetur Kosovën nëpërmjet formave të bashkëpunimit si, trajnime për Inspektoratin e Punës, për Qendrat për Punë Sociale, policinë dhe organet tjera, me qëllim të parandalimit por edhe të trajtimit të duhur të punëve të rënda tek fëmijët si dhe ato rreth trafikimit./21Media

Back to top button