Reçica në Ferizaj fton bizneset dhe punëkërkuesit të vizitojnë Panairin e Punës

Është hapur panairi i punës në Ferizaj

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me GIZ-in gjerman kanë hapur sot Panairin e Punës edhe në Ferizaj.

Ministri i MPMS-së, Skender Reçica u ka bërë thirrje bizneseve që të vizitojnë panairin për gjetur fuqinë punëtore që u nevojitet si dhe punëkërkuesve që të vijnë e t’i prezantojnë shkathtësitë tyre dhe të përfitojnë nga mundësia për t’ku bërë pjesë e tregut të punës.

Ministri Reçica u bëri thirrje gjithashtu, sidomos të rinjve dhe grave që të vizitojnë Zyrat e Punësimit për përfituar nga mundësitë në kuadër të Masave Aktive të Tregut të Punës si dhe Qendrat e Aftësimit Profesional të trajnohen në një mori profilesh që ofrohen aty.

 

Back to top button