Reçica priti Misionin e FMN-së

Bashkëbiseduasit u zotuan për intensifikimin e bashkëpunimit të mëtejmë me FMN

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot delegacionin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Jacques Miniane.

Siç MPMS, në këtë takim u diskutua për sfidat dhe masat që do të merren në MPMS, gjithashtu u diskutuan skemat sociale, ato pensionale si dhe ato për kategoritë e luftës. Temë diskutimi ishin dhe politikat lidhur me legjislacionin e ri të paraparë me planin qeverisës të Republikës së Kosovës.

Ministri Reçica i njoftoi mysafirët me planet e tij për adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me këto kategori.

Bashkëbiseduasit u zotuan për intensifikimin e bashkëpunimit të mëtejmë me Fondin Monetar Ndërkombëtar./21Media

Back to top button