Reçica nga Nisma i reagon Vetëvendosjes

Reçica nga Nisma i reagon Vetëvendosjes

Anëtari i Nismës Socialdemorkate, Skënder Reçica e ka quajtur kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj institucioneve të drejtësisë reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka thënë se zyrtarë e gjyqtarë të institucioneve janë ndikuar politikisht në marrjen e vendimeve të fundit me synim ndryshimin në rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Lëvizja Vetëvendosje me këtë deklaratë drejtpërdrejtë kërcënon gjyqtarët dhe tregon se ata nuk e dinë çka është shteti dhe drejtësia. Veprimet e saja nuk kanë lidhje me demokracinë, ligjin dhe kushtetueshmërinë. Ata mendojnë se shteti është parti apo partia është shteti!”, ka thënë ndër tjerash Reçica.

Komunikata e LVV-së është kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj institucioneve të drejtësisë.Thuhet se sulmi është mbrojtja më…

Gepostet von Skender Reçica am Freitag, 15. November 2019

Vetëvendosje këtë reagim e ka bërë sot,  pasi Nisma Socialdemokrate është ankuar se vëzhguesit e saj kanë vërejtur parregullsi dhe janë duke u përballur me presione nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje./21Media