Super Kosova!

Super Kosova!

Mbrëmë u zhvillua ndeshja mes Anglisë dhe Kosovës, që përfundoi me fitoren e anglezëve me rezultat 5-3.

Krahas lojës fantastike që dha ekipi fantastik i Kosovës, ishin edhe tifozët kosovarë që zgjuan vëmendjen e anglezëve.

Referi anglez, Harry Waldron, u mahnit me Dardanët.

“Mbështetësit ishin të jashtëzakonshëm për 90 minuta (mbështetja më e mirë që kam parë live) dhe kam qenë dëshmitarë i asaj që ishte një lojë e çmendur e futbollit”, kështu u shpreh përmes një postimi ne Twitter, referi i Futsalit dhe i L6 Harry Waldron, duke postuar një video e cila shfaq DARDANËT duke brohoritur për futbollistët e Kombetares së Kosovës.

Kosovarët shumë mirë e filluan ndeshjen, duke kaluar në epërsi ndaj Anglisë, me golin e Valon Berishës në minutën e parë të ndeshjes. Pak minuta pas kalimit të epërsisë nga Kosova, Anglia shënoi golin e barazimit. Raheem Sterling shënoi për Anglinë në minutën e 8-të.

Ndërsa, Harry Kane kaloi Anglinë në epërsi në minutën e 19-të, derisa trefishimi i epërsisë ndaj Kosovës u bë me autogolin e Mërgim Vojvdës, në minutën e 38-të. Ndërkohë, në minutat e fundit të pjesës së parë, Anglia shënoi edhe dy gola të shpejtë ndaj Kosovës. Jadon Sancho shënoi dy golat e fundit në pjesën e parë, njërën në minutën e 44-të dhe tjetrën në minutën e 45-të. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 5:1.

Pjesën e dytë Kombëtarja e Kosovës e nisi mbarë, duke shënuar dy gola në pak minuta. Golin e dytë për Kosovën e shënoi përsëri autori i golit të parë, Valon Berisha në minutën e 49-të të ndeshjes. Ndërkaq, nga zona e penalltisë, në minutën e 55-të shënoi Vedat Muriqi, për rezultatin 5-3.

Në minutën e 65-të të takimit, Harry Kane dështoi të shënoi penallti ndaj Kosovës, pasiqë topin e mbrojti mjaft mirë portieri i Kosovës, Arijanet Muriçi. Pjesa e dytë përfundoi me rezultat 5-3./21Media